“Zien” merkato në Europë


“Zien” merkato në Europë

15:14 20/07/2021

Chelsea interes per Lewandowski, Bale konfirmohet te Real Madrid

Antoine Griezmann mund të përfundojë në Premier League angleze. Barcelona mendon të heqë dorë nga francezi dhe për këtë po kërkon një skuadër të re për të. Dështimi i negociatave me Atletico Madrid për shkëmbimin me Saul ka detyruar katalanasit që të gjejnë një blerës të ri.

Gareth Bale do të qëndrojë te Real Madrid. Uellsiani është kthyer pas eksperiencës së suksesshme te Tottenham dhe pritet të mbetet pjesë e gjigantit spanjoll. Bale figuron në planet e Carlo Ancelotti-t në sezonin e ri.

Napoli ka vendosur një çmim prej 30 milionë euro për yllin e saj, Lorenzo Insigne. 30-vjeçari është futur në vitin e fundit të marrëveshjes me italianët.

Chelsea shfaq interes për Robert Lewandowski. “Blutë” londinezë kanë ofruar 50 milionë euro për kartonin e polakut.

Raphael Varane është gati për një aventurë të re. Francezi kërkon të vijojë karrierën te Manchester United.

Klan News







Të ngjashme