Renato Telha, trajneri i djalit të Luiza Mullallit, 46-vjeçares së vrarë në Maliq nga bashkëshorti i saj ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai shprehet se familja Mullalli ka pasur probleme për shkak të autorit të ngjarjes.

Sipas trajnerit, vetë djali 21-vjeçar i familjes rrëfente se prindërit e tij  ziheshin, i ati pinte alkool dhe ishte xheloz. Telha shprehet se i kishte thënë shpesh djalit se Gjergj Mullalli “ishte i sëmurë psikik”.

Renato Telha: Jam trajneri i çiklizmit të Skënderbeut dhe djalin e kësaj familjeje ka 8 vjet që e kam në ekip. Është një çiklist shumë i mirë, djalë i mirë. Probleme ka patur me familjen.

Ju ka treguar, çfarë problemesh?

Renato Telha: Na tregonte që ziheshin sa herë i ati me të ëmën.

Për çfarë arsyeje ziheshin?

Renato Telha: Po arsye xhelozie.

Ka shfaqur ndonjë problem bashkëshorti i viktimës?

Renato Telha: Ai ishte i sëmurë, ishte i sëmurë psiqik, i thosha sa herë Nuriut, ore Nuri kurojeni këtë se s’është në rregull. “Jo, babi është mirë”, thoshte.  Ça t’i bësh!

Pinte alkool i ati?

Renato Telha: Shumë. Ai fëmijë sa herë shqetësime. Nuk e la njëherë që të vinte në garë dhe të bënte një garë tamam. Sa herë shqetësime, shqetësime.

Po zonjën  e njihnit, viktimën?

Renato Telha: E njihja, ishte një grua shumë e mirë, e mrekullueshme. Çfarë të them?

Po çfraë mund ta ketë shtyrë të ketë ndodhur kjo ngjarje?

Renato Telha: Ishte i sëmurë ai, ishte i sëmurë psiqik.

Ju thatë xhelozia.

Renato Telha: Xhelozia.

Ishin edhe në prag divorci.

Renato Telha: Po.