Këngëtarja e njohur e muzikës R&B, Rihanna ka anuluar një koncert të planifikur për muajin Shtator në kryeqytetin kolumbian, Bogota.

Artistja, e cila sapo ka publikuar dhe një klip të ri, ka vendosur që të mos jetë pranë fansave në koncert, si pasojë e frikës për përhapjen e virusit Zika në këtë vend.

Organizatorëve të eventit nuk i ka mbetur tjetër veçse të lajmërojnë për anulimin e koncertit dhe t’u kthejnë paratë mbrapsh fansave që kishin rezervuar bileta./tvklan.al