E ardhmja e Zinedine Zidane në stolin e Real Madrid është në pikëpyetje. Francezi ka dhënë shenja të shumta të largimit të tij dhe sipas mediave iberike, ai ia ka komunikuar diçka të tillë dhe skuadër, ku qëllimi është të ndërpres bashkëpunimin me Realin në fundin e sezonit aktual.

Kjo ka vënë në lëvizje drejtuesit dhe presidentin Florentino Perez. Ky i fundit dëshiron një emër që e njeh ambientin madrilen dhe është gati të katapultojë në stol trajnerin e Real Madrid Castija, Raul Gonzalez.  Sidoqoftë, në mendimet e Florentino Perez nuk është vetëm Raul, i cili është i vendosur të sjellë një revolucion në shtëpinë e Real.

Në listën e shkurtër të Real gjendet edhe trajneri aktual i kombëtares gjermane, Joachim Low, që pas Euro 2020 do jetë i lirë nga Pancerat. Një tjetër dëshirë e Perez është ishi i Juventusit, Massimiliano Allegri, pa skuadër prej dy vitesh.

Nga ana tjetër, Zizu është një idhull i tifozëve të Juventusit dhe për këtë, mediat e afrojnë pranë klubit torinez. Andrea Pirlo është në derën dalëse dhe një rikthim i Zidane tashmë si trajner do ishte i mirëpritur nga klubi bardhezi.

Klan News