policia-gjobaVerifikimi dhe shlyerja e gjobave zgjat jo pak kohë, pasi duhet të presësh të tjerë qytetarë që rradhën e mbajnë që në orët e para të mëngjesit.

Por edhe pas kësaj, pagesa e gjobës nuk i jep fund kalvarit, sepse problemet me policinë rrugore nuk përfundojnë këtu.

Duhen ruajtur mandatet, pasi edhe pse e ke paguar gjobën, ajo mund të figurojë serish në sistem, për muaj me rradhë. Rastet që e provojnë këtë janë të shumta. Gjoba të cilat janë paguar më parë, në sistemin e policisë rrugore, aty ku cilido mund të hyjë e të kontrollojë online, vazhdojnë të figurojnë të papaguara edhe sot.