Zinxhiri jetësor drejt këputjes

Zinxhiri jetësor drejt këputjes

09:40 28/07/2020

Studimi: Deri në vitin 2100 do të zhduken arinjtë polar

Ngrohja globale mund të çojë në zhdukjen e arinjve polarë deri në vitin 2100. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Torontos dhe i botuar në revistën “Nature Climate”, se nëse qeveritë nuk hartojnë plane për të reduktuar emetimin e gazrave këta lloj gjitarësh nuk do të ekzistojnë më.

Jo vetëm gazrat, por edhe rritja e temperaturave përfaqëson kërcënim për mbijetesën e këtyre specieve. Një e treta e 26 mijë arinjve polarë që sot rezistojnë në Arktik, do të zhduken për shkak të efekteve të ngrohjes globale, që në Polin e Veriut do të arrijë nivelet më të larta.

I njëjti alarm u lëshua edhe një vit më parë nga Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës. Për arinjtë e bardhë, akulli është e vetmja mënyrë me të cilën ata ushqehen, mbi të cilin kapin fokat kur këto të fundit dalin nga deti.

Shkencëtarët që kanë marrë pjesë në këtë studim theksojnë se tani koha që ata ushqehen është edhe më e kufizuar.

Po ashtu arinjtë polarë iu duhet të presin gjatë derisa akulli të rikthehet që me shumë gjasa do vijojë të jetë edhe më i paktë për shkak të temperaturave të larta.

Studiuesit i kanë bërë thirrje qeverive që t’ju binden marrëveshjes së klimës të bërë në Paris në vitin 2015 ku ishte e parashikuar që temperatura të mos rritej më shumë se 2 gradë Celsius. Por sot kësaj marrëveshje nuk i është bindur asnjë shtet pasi ngrohja globale po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.

Klan Plus





Të ngjashme