Një vatër zjarri ka shpërthyer gjatë orëve të natës edhe në By Pass-in e Vlorës.

Siç duket në këto pamje, flakët kanë arritur shumë pranë rrugës kryesore.

Për shuarjen e flakëve kanë shkuar zjarrfikësit dhe në ndihmë të tyre edhe efektivë të policisë.  

Mbrëmjen e kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri me dije se janë 5 vatra aktive në vend dhe situata më kritike mbetet në Karaburun dhe Kurbin./tvklan.al