Një zjarr i fuqishëm ka rënë në linjën hekurudhore Ishëm – Vorë në orët e pasdites duke pezulluar kështu trenin e mallrave, i cili udhëtonte nga Shkodra drejt Elbasanit. Prej dy orësh treni ka qëndruar pranë stacionit të Ishmit nga zjarri në hekurudhë.

Zjarri ka përfshirë afro dy km në linjën hekurudhore duke djegur dhe traversat e drunjta të kësaj linje.

Dy zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit, por era e fortë riaktivizon flakët.

Një punonjës zjarrfikës thotë për vështirësitë në shuarjen e këtij zjarri nga erërat e forta që mund të rrezikojnë dhe banesat pranë linjës hekurudhore. /abcnews.al