Zjarrfikësit kërkojnë helikopterë për ndihmë

Flakët e zjarrit përfshijnë një masiv pyjor me pisha në një mal të Gramshit. Vatra është lokalizuar në malin e Koshnicës, ku për shkak të erës flakët kanë përparuar me shpejtësi duke përfshirë një territor prej disa hektarësh.

Zjarrfikës dhe banorë të zonës kanë punuar që prej mëngjesit për të vënë nën kontroll flaket, por për shkak të terrenit, shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë.

Përgjegjësi i Repartit Zjarrfikës në Gramsh ka kërkuar edhe mbështetje nga ajri me helikopterë, pasi zona që digjet është në lartësinë 1300 m mbi lartësinë e detit.

Tv Klan