Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras këtë të diel. Sipas banorëve zjarri është aq i fuqishëm sa që rrezikon edhe banesat e tyre.

Zjarri ka rënë në lagjen “Demokracia”, dhe flakët janë përhapur shumë duke duke djegur masiv me pisha dhe unjill. Një banor rrëfen momentet e tmerrit që po përjetojnë dhe kërkon ndihmë pasi po rrezikohen banesat.

Siç e shikoni zjarri po afrohet, nuk ka asnjë zjarrfikëse dhe asgjë që ta ndalë. Pishat janë të larta dhe nuk mund të futesh dot, por mund të ndërhyhet në pjesën tjetër, ku janë shtëpitë dhe ullinjtë. Zjarri duhet të ishte fikur që në momentet e para, tani është shumë e rrezikshme që të afrohesh“, shprehet një qytetar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit që po mundohen të shuajnë flakët./tvklan.al