Një zjarr i përmasa të mëdha ka rënë këtë të enjte në fshatin Thirrë, Njësia Administrative e Fanit në Mirditë. Burime paraprake thonë se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarë pyje.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, më qëllim vënien nën kontroll të flakëve, por ndërhyrja e tyre mësohet se është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Flakët rrezikojnë të paktën 10 banesa që ndodhen aty pranë, ndaj dhe zjarrfikësit janë pozicionuar pranë shtëpive për të shmangur një dëmtim të mundshëm të tyre. Mbeten të panjohura shkaqet e rënies së këtij zjarri.

/tvklan.al