Zjarr masiv në Fier

Zjarr masiv në Fier

19:35 08/09/2019

Përfshihen hapësira me pisha dhe ullinj

Një zjarr masiv përfshiu pasditen e së dielës një zonë kodrinore në Cakran të Fierit.

Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit ndodhen në vendngjarje.

Terreni i vështirë ka bërë që forcat zjarrfikëse ta kenë të vështirë shuarjen e flakëve, që favorizohen edhe nga era e fortë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT