Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Prongji në Gjirokastër. Flakët e zjarrit u përhapën në kullota duke përfshirë një vijë të gjatë kilometrike.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës dhe forcat e Drejtorisë Pyjore.

Por për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse. /tvklan.al