Një zjarr i madh ka përfshirë disa shkurre në zonën e Levanit në Fier. Në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses dhe të policisë. Autoritetet hasën vështirësi për të vendosur flakët nën kontroll, pasi favorizoheshin edhe nga era e fortë.

Nga ngjarja nuk ka raportime për persona të lënduar. Dyshohet se shkak ka qenë rrëzimi i një peme në telat e tensionit të energjisë elektrike. /

tvklan.al