13 të plagosur, dyshohet për viktima

Një ndërtesë e 14-katëshe u përfshi nga një zjarr masiv pasditen e kësaj të enjteje në Valencia të Spanjës.

Deri tani raportohet për 13 të plagosur nga të cilët 6 janë zjarrfikës, megjithatë dyshohet se brenda mund të ketë edhe viktima.

Zjarri thuhet se nisi në katin e katërt dhe u përhap menjëherë në të gjithë ndërtesën.

Flakët vijojnë të jenë aktive ndërsa në vendin e ngjarjes janë rreth 20 ekipe zjarrfikësesh që po përpiqen të vënë situatën nën kontroll.

Tv Klan