Një zjarr masiv ka rënë paraditen e kësaj të marte në zonën e Yzberishtit në Tiranë

Siç mund të shihet edhe në këto pamje, zjarri është i përmasave të mëdha, aq sa shtëllungat e tymit mund të shihen nga një distancë e largët

Zjarri mësohet se ka përfshirë një varrezë makinash që ndodhet në zonën e Yzberishtit. Momentalisht shkaqet mbeten të paqarta. Burime nga vendngjarja thonë se në momentin e shpërthimit të flakëve, mësohet se punëtorët po punonin me mjete prerëse. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të dëmtuar. Ndërkohë banorë të zonës thonë se ka pasur shpërthime të fuqishme./tvklan.al