Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të diele në afërsi të një biznesi në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.
Gazetarja e Klan News, Dorina Muhaj raporton se zjarri po përhapej me shpejtësi nën veprimin e erës, por ndërhyrja në kohë ka bërë të mundur shuarjen e vatrës së zjarrit duke mos u rrezikuar banesat përreth.
Ndërkohë dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme, teksa policia po heton më shumë mbi ngjarjen.
/tvklan.al