Këto janë momentet kur një zjarr masiv përfshiu banesën në fshatin Nikoliq të Hasit ku për pasojë humbën jetën nënë e bir.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 2 të mëngjesit të së enjtes, teksa në banesë ndodheshin Fatime Lushi 82 vjeç, djali i saj 57-vjeçar Rexha dhe bashkëshortja e tij.

Fillimisht Rexhë Lushi ka mundur të shpëtojë së bashku me bashkëshorten e tij, por më pas është rifutur në banesën e pushtuar nga flakët me qëllim nxjerrjen e nënës së tij të moshuar, por të dy kanë humbur jetën.

Sipas policisë, zjarri i fuqishëm nuk i ka dhënë mundësi nënë e bir për të dalë jashtë. Kjo vërtetohet dhe nga ajo çka ka lënë pas, ku siç shihni në pamje gjithçka është e shkrumbuar.

Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet, ndonëse paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Tv Klan