Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Qytetarët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al pamje nga zjarri që ka përfshirë banesën në katin e 7-të të pallatit.

Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse dhe policia. Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar dhe banorët janë evakuuar. Shkaqet janë ende të paqarta.

Sipas informacioneve nga forcat zjarrfikëse, zjarri dyshohet të ketë nisur në shkallët e pallatit. /tvklan.al