Nuk ka të lënduar, shkrumbohen makinat

Një zjarr masiv ka rënë natën e kaluar rreth orës 23:50, në lagjen “15 Tetori” të Fierit, në bodrumin e një pallati.

Zjarri ka rënë fillimisht në një automjet dhe më pas janë djegur edhe të tjerat. Në vendngjarje shkuan punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca për fikjen e zjarrit.

Banorët janë evakuuar nga pallati dhe nuk pati të lënduar. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Tv Klan