Zjarr në vendin e njohur si “Burimi i Lajthisë” në Dukas të Patosit. Mësohet se era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit. 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se po digjen ullinj të rinj dhe shkullorë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit./tvklan.al