Të paktën 10 persona kanë humbur jetën këtë të hënë në një zjarr masiv që përfshiu dy anije transporti me flamuj tunizianë në Detin e Zi.

“BBC” raporton se ngjarja ka ndodhur afër ngushticës së Kerchit, në ujërat ndërkombëtare afër Krimesë.

Forcat ruse të kërkim shpëtimit po përpiqen t’u shkojnë në ndihmë lundërtarëve që u hodhën nga anijet në përpjekje për të shpëtuar jetën. Deri më tani janë shpëtuar 14 persona.

Sipas transmetuesit britanik njëra prej anijeve transportonte naftë. Zjarri besohet se nisi pas një shpërthimi gjatë kohës që anija po furnizonte me karburant tjetrën./tvklan.al