Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët këtë të premte në Tiranë dhe Korçë.

Në Korçë nga zjarri u përfshi një shtëpi 2 katëshe në lagjen Nr.7. Shkak dyshohet se u bë një shkëndijë elektrike. Gjatë kësaj kohe, në shtëpi mësohet se ndodheshin pjesëtarët e familjes. Në përpjekje për të shuar zjarrin, mbeti i lënduar i zoti i shtëpisë, fatmirësisht pa rrezik për shëndetin.

Rreth orës 11:00, në lagjen nr 7, jemi njoftuar se në banesën e A.S, rreth 65 vjeç, ka rënë zjarr. Nga të dhënat e para, rezulton se vetëm pronari i banesës ka marrë një dëmtim të lehtë në dorë, si pasojë e thyerjes së një xhami. Zjarri është fikur dhe dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike”,

sqaron policia

Po gjatë paradites së sotme një tjetër banesë u përfshi nga flakët, këtë herë në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për të lënduar. Në të dyja rastet për shuarjen e flakëve shkuan forcat e zjarrfikëses, si dhe policia.

/tvklan.al