Banorët e një pallati në Tiranë janë zgjuar të alarmuar këtë të diel. Kjo pasi në garazhin e ndërtesës ku ata jetojnë ka rënë një zjarr. Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 në rrugën “Fadil Deliu”.

Ka qenë një makinë që është përfshirë nga flakët, ndërsa më pas tymi është shpërndarë edhe në katet e tjera.

Policia njofton se për shuarjen e zjarrit kanë shkuar edhe forcat e zjarrfikëses. Në bashkëpunim me njëra-tjetrën është bërë i mundur evakuimi i banorëve.

“Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit”, thuhet në një njoftim për mediat nga uniformat blu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al