Zjarr në Haraçinë, digjet tërësisht një shtëpi



Zjarr në Haraçinë, digjet tërësisht një shtëpi

21:27 23/10/2020

Pas rreth një orë përpjekje, ekipet e zjarrëfikësve kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin që përfshiu dy shtëpi në Haraçinë.

Njëra shtëpi është djegur thuajse tërësisht, ndërsa shtëpisë tjetër i është djegur çatia.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe burime nga Ministria e Brendshme thonë për Klan Macedonia se pas përfundimit të procedurës së fikjes së zjarrit do të fillojë procedura e hetimit. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar. /Klan Macedonia




Të ngjashme