Një zjarr masiv përfshiu pyjet ishullin grek Evia.

Autoritetet nisën menjëherë evakuimin e rreth 250 banorëve të dy fshatrave pranë vatrës që ndodhet shumë pranë zonave të banuara.

Në rrjetet sociale qarkullojnë video të tymit të madh, që dallohet deri në Athinë.

Flakët po përhapen me shpejtësi të ndihmuar edhe nga erërat e forta.

Autoritetet kanë angazhuar mbi 171 efektivë zjarrfikës, 57 automjete dhe 6 helikopterë.

Athina i ka ende të hapura plagët e zjarreve që në fund të muajit Korrik u morën jetën 77 personave.

Tv Klan