Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Nr 1 të qytetit të Durrësit. Sipas një informacioni paraprak të policisë atje, zjarri ra rreth orës 08:45, në katin e katërt të një pallati.

Në shtëpi mësohet se ndodhej një grua e moshuar. 80-vjeçarja me iniciale F.C., sipas policisë, ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses. Sa i përket shkakut, ai nuk dihet ende dhe për këtë po punon një grup hetimor.

/tvklan.al