Rreth orës 19:20, në rrugën “Shtraus ” Lezhë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V.K., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al