Pasditen e sotme ka rënë zjarr në kodrat e Shën e Premtes në Divjakë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqje prej 20 ha, duke djegur shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse të Divjakës, të cilët prej 4 orësh po punojnë për izolimin e vatrave të tij.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar punonjës së Bashkisë Divjakë, policë të komisaritit dhe banorët e zonës, ndërsa zjarri vazhdon të jetë aktiv./tvklan.al