Një sipërfaqe me shkurre është djegur në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës, duke rrezikuar banesat që ndodhen aty pranë. Nga zjarri po rrezikohet edhe një shkollë 9-vjeçare.

Flakët e zjarrit po favorizohen nga era e fortë, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve, të cilët ndodhen në vendngjarje duke u përpjekur për të vendosur zjarrin nën kontroll.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. /

tvklan.al