Zjarr në malin e Bukanikut në Elbasan, flakët ndihmohen nga era

Foto ilustruese

Zjarr në malin e Bukanikut në Elbasan, flakët ndihmohen nga era

18:47 14/09/2021

Një zjarr masiv ka përfshirë majën e Malit të Bukanikut në Elbasan. Sipas Klan News zjarri ka marrë përmasa të mëdha i ndihmuar nga era dhe thatësira.

Terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve kështu e vetmja mundësi mbetet fikja me krahë  ose ndërhyrja nga ajri.

Mësohet se drejt vatrës janë nisur punonjës të shërbimit pyjor, punonjës policie dhe zjarrfikës. Zona e përfshirë nga zjarri është e pasur me drurë dhe shkurre./tvklan.al







Të ngjashme