Një zjarr i madh ka rënë në malin e Dajtit. Informacione nga Ministria e Brendshme raportojnë se nga flakët e zjarri rrezikohet objekte të luftës së dytë botërore që ruhen në malin e Dajtit.

60 forca të Gardës së Republikës janë në vendngjarje për fikjen e zjarrit.

Gjithashtu për shuarjen e flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter si dhe po shkojnë forca të tjera nga Emergjencat Civile. Situata po ndiqet nga afër prej autoriteteve./tvklan.al