Një zjarr i madh përfshiu në mesnatë masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës fare pranë rrugës, që lidh Lezhën me Milotin. Ata lajmëruan menjëherë zjarrfikësit.

Fillimisht u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar edhe biznese. Nga zjarri raportohet se është dëmtuar rrjeti elektrik i Zejmenit.

Vënia nën kontroll e zjarrit dhe fikja e tij është bërë e mundur pas dy orësh punë nga ana e forcave zjarrfikëse.

Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një pakujdesi e kalimtarëve, por nuk përjashtohet edhe ndonjë zjarrëvënie e qëllimshme. /abcnews.al