Një i moshuar humbi tragjikisht jetën këtë të diel në Kolonjë. Shkak u bë një zjarr i rënë në banesën ku ai jetonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:10, në fshatin Podë. Viktima është një 89-vjeçar i cili sipas policisë jetonte vetëm.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al