Një banesë në katin e pestë të një pallati në Kamzë është përfshirë nga flakët.

Autoritetet sqarojnë se banesa pas njoftimit shërbimet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Deri tani mësohet se ka vetëm dëme materiale dhe është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor punon për gjetjen e shkakut të nisjes së flakëve./tvklan.al