Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjte në një banese sociale në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në Shkozë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ku këto të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga incidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

/tvklan.al