Një zjarr ka përfshirë ullishtet në fshatin Lalar të Patosit. Vatra u ndez mbrëmjen e kësaj të mërkure dhe flakët i përhapën me shpejtësi. Pranë zjarrit ndodhet një varrezë e fshatit dhe banorët janë alarmuar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset të cilat po ndihmohen nga fshatarët. Paraprakisht thuhet se nuk ka rrezik për varrezat, megjithatë forcat e shërbimit zjarrfikës po marrin masa që ta mbajnë nën kontroll të situatën. /ABC News Albania 24/7