Bukuresht

Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi të ndodhur në një klub nate në Bukuresht të Rumanisë, gjatë mbrëmjes së shkuar.

Mbi 180 të tjerë u plagosen dhe po trajtohen në spital.

Pjesa më e madhe e personave që gjendeshin në lokalin e natës ishin adoleshentë dhe të rinj.

Shpërthimi erdhi si pasojë e rënies së një zjarri. Mediat vendase raportojnë se zjarrin e shkaktoi një fishekzjarr i ndezur brenda në lokal.

Qeveria organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme dhe shpalli tri ditë zi kombëtarë për këtë tragjedi ndërsa Presidenti Klaus Lohanis u shpreh se nuk janë respektuar ligjet mbi fishekzjarret, të cilet nuk mund të ndizen brenda një mjedisi të mbyllur.

Tv Klan