Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një pallat në rrugën “Asim Vokshi” ku ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Mësohet se zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thotë policia./tvklan.al