Një pus nafte në Patos është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuqar.

Sipas informacioneve, në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve.

Nga zjarri nuk ka dëme dhe persona të lënduar, por është djegur një sasi nafte bruto. /tvklan.al