Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në segmentin rrugor Durrës-Shijak gjatë mbrëmjes së sotme.

Policia bëri mënjehërë evakuimin e banorëve nga zona.

Për lokalizimin e flakëve u aktivuan 5 mjete zjarrfikëse. Ndërhyrja e efektivëve ka qenë tepër e vështirë për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme të serbatorëve të makinave që ndodheshin në servis.

Janë ende të paqarta shkaqet e rënies së flakëve.

Tv Klan