Një stallë bagëtish u përfshi nga flakët rreth orës 15:49 të kësaj të hëne, në afërsi të “Urës me Harqe” në Lezhë.

Mënjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al