Një zjarr i fuqishëm përfshiu katet e sipërme të një pallati në qendër të Elbasanit, këtë të martë. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke bllokuar banorët. Situata alarmoi qytetarët përreth dhe në vendin e ngjarjes shkuar forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca.

Në operacion mori pjesë gjithashtu një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord, të cilët bënë të mundur evakuimin e një fëmije të moshës, 7-vjeçare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj.

Në një reagim për mediat, Ministria e Mbrojtjes tha se falë bashkëpunimit me shërbimin zjarrfikës të qytetit të Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende./tvklan.al