Pika e grumbullimit të mbetjeve në qytetin bregdetar të Sarandës u përfshi nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar një ndotje të madhe. Në vendngjarje shkuan ekipet e zjarrfikëses, të cilët luftuan me flakët e zjarrit.

Por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, fikja e zjarrit ka qenë e pamundur. Për pasojë, djegia e mbetjeve të grumbulluara ka shkaktuar re të madhe tymi dhe ndotje për banorët e zonës, por jo vetëm.

Qytetarët kanë denoncuar këtë situatë në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, duke dërguar video nga vendngjarja. Kjo është edhe një panoramë aspak e mirë për turistët e huaj dhe ata vendas të cilët vizitojnë qytetin bregdetar në kulmin e sezonit turistik.

Shkaqet e rënies së zjarrit në pikën e grumbullimit janë të paqarta. Uniformat blu dyshojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. /tvklan.al