Flakët rrezikuan disa banesa, vatra fiket në një kohë të shpejtë

Një zjarr gjatë manovrave të punës ka ndezur një pus nafte në Patos. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në lagjen Dukas të këtij qyteti.

Pusi i naftës ka qenë i pozicionuar pranë disa banesave, duke vënë në rrezik jetën e banorëve të lagjes. Por ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse është bërë e mundur fikja e zjarrit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia e Fierit po heton për shkaqet e rënies së flakëve.

Klan News