Zjarre masive në Devoll e Bulqizë

Posta

Zjarre masive në Devoll e Bulqizë

12:12 28/10/2019

Digjen dhjetëra hektarë me pyje

Një zjarr masiv ka shpërthyer prej të dielës në masivin pyjor të Nikolicës në Devoll.

Në terren ndodhen mbi 40 forca zjarrfikëse të të gjitha bashkive të Qarkut të Korçës dhe forcat e ushtrisë.

Por ndërhyrja e tyre nuk ka mundur ta pengojë zjarrin që të përhapet. Raportohet se janë shkrumbuar rreth 30 hektarë pyje me pisha.

Me terrenin e vështirë, ndërhyrja nga toka s’ka sjellë rezultat, ndaj kryetari i Bashkise së Devollit, Eduard Duro, sheh si të vetmen zgjidhje ndërhyrjen nga ajri.

Një tjetër zjarr po shkrumbon sipërfaqe pyjore në afërsi të fshatit Koçaj të Bulqizës.

Autoritetet kanë dhënë alarmin, pasi deri tani janë djegur rreth 40 hektarë të një pylli me dushqe.

Për të dyja rastet, policia dyshon se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT