Një sipërfaqe pyjore me pisha në afërsi të lumit Seman është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Forcat zjarrëfikëse të Qarkut të Fierit u ndihmuan edhe nga një helikopter Cougar i Forcave të Armatosura që mbante një kovë me kapacitet 2500 litra për të shuar zjarrin.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga zgara e ndonjë pushuesi. Një vit më parë në këtë pyll u shkrumbuan rreth 6 hektarë pisha dhe u rrezikuan shumë të tjera.

Gjatë 2017 situata për shkak të zjarreve ishte tepër e rënduar në shumë zona të vendit, ku kostot për operacionet e shuarjes së tyre i kaluan 1 milionë Euro. Ishin 900 vatra zjarri që shkrumbuan mbi 1200 hektarë sipërfaqe me pyje dhe kullota vetëm gjatë muajve të verës.

Tv Klan