Një zjarr ka rënë në qendrën stërvitore të Flamengos në Brazil ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 10 persona, shkruan BBC.

Ndërsa 3  vetë u plagosën kur zjarri shpërtheu në Ninho de Urubu, terrenin e trajnimit të klubit të futbollit Flamengos.

Mediat braziliane shkruajnë se të gjitha viktimat janë adoleshentë të moshave 14 deri në 17 vjeç, pjesëtarë të  ekipit të moshave. Flakët përfshinë konviktin në orët e para të mëngjesit, duke i djegur në gjumë futbollistët e vegjël. Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.

Flamengo është një nga klubet më të mëdha dhe më të njohura të Brazilit.

/tvklan.al