17 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në Ukrainë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në një shtëpi për të moshuarit në fshatin Litichki, që ndodhet rreth 50 kilometra (31 milje) në veri të Kievit.

Shërbimi i emergjencave ka pohuar se në banesën dykatëshe për të moshuarit  ndodheshin 35 persona në momentin e rënies së zjarrit.

ukraine 2

Tetëmbëdhjetë persona u shpëtuan, ku 5 prej tyre ndodhen në spital në gjendje të rëndë për shkak të djegieve të marra, ndërsa 17 prej tyre janë përfshirë nga flakët dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Kryeministri Volodimir Groysman tha se zjarri ishte “një tragjedi e tmerrshme” dhe bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm.

Ende nuk dihet shkaku i rënies, megjithatë policia ka ndaluar pronarin e objektit dykatësh ku ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen e ndodhur./tvklan.al