Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë me ullishte në Elbasan, afër qendrës spitalore, mesditën e kësaj të enjteje. Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi duke dëmtuar dhjetëra rrënjë ullinj.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset, të cilët të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, bënë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por policia po heton nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Tv Klan